Koha fluturon: Vetëm Milot Rashica dhe Vedat Muriqi kanë mbetur nga brezi i parë i Kosovës
Siç e dimë tashmë kanë kaluar mbi 10 vite, që kur Kombëtarja e Kosovës debutoi zyrtarisht në UEFA, duke luajtur baras ndaj Finlandës.
Më 5 shtator 2016, “Dardanët” zhvillonin ndeshjen e parë zyrtare si kombëtare, duke luajtur si mysafir i Finlandës. Atë kohë merrnim një barazim të madh 1-1, falë golit të Valon Berishës.
Megjithatë, nga i tërë ai ekip i Kosovës, vetëm Milot Rashica dhe Vedat Muriqi vazhdojnë të mbetet pjesë aktive e “Dardanët”, pasi gjithë të tjerët ose janë pensionuar, ose nuk po ftohen më.
Formacioni i parë historik i Kosovës më 2016 ishte kështu: Ujkani. Perdedaj, Rrahmani, Pnishi, Paqarada; Kryeziu; Rashica, V.Berisha, Alushi, B.Berisha; Bunjaku.
Kurse, në stol kishte emra si Besar Halimi, Bersant Celina, Alban Meha, Bajram Jashanica, Avni Pepa, Herolind Shala, Granit Kolshi, Flamur Neziri, Valmir Sulejmani, Eroll Zejnullahu, Sinan Bytyqi dhe Vedat Muriqi.
Nga tërë këta emra prej brezit të parë të Kosovës që luante në ndeshje zyrtare, vetëm Rashica dhe Muriqi janë ftuar nga Franco Foda për ndeshjet e Ligës së Kombeve, pra 10 vite më vonë.
Përndryshe, këtë muaj Rrahmani, Florent Hadërgjonaj, Fidan Aliti e Valon Berisha njoftuan zyrtarisht pesionimin nga “Dardanët”.

