U aksidentu para një muaji, ndërron jetë i riu nga Pallçishti i Tetovës
![U aksidentu para një muaji, ndërron jetë i riu nga Pallçishti i Tetovës](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2024/04/avni.jpg)
Shef i zjarrfiksve në Tetovë, Avni Ameti ka njoftuar lajmin e hidhur e vdekjes së të riut nga Pallçisht i cili u aksidentua muaj më parë që ndodhi në hyrje të fshatit Kallnik.
“Ndërron jetë i riu Erhan Memishi nga fshati Pallçisht i Poshtëm i cili gati se nji muaj ishte në gjendje kome si pasojë e aksidentit që ndodhi në hyrje të fshatit Kallnik.
Ngushëllime familjes Zoti e mëshiroftë”, ka shkruar Avni Ameti.