(VIDEO) Prokuroria ngre aktakuzë ndaj 5 mjekëve nga Manastiri

(VIDEO) Prokuroria ngre aktakuzë ndaj 5 mjekëve nga Manastiri

Prokuroria Themelore Publike e Manastirit, bazuar në procedurën paraprake të zhvilluar dhe provat e siguruara, ka paraqitur aktakuzë kundër pesë mjekëve internistë nga Spitali Klinik i Manastirit “Dr. Trifun Panovski”, për veprën penale “Vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve, kanë njoftuar nga prokuroria themelore publike. Sipas prokurorisë ata akuzohen se në periudhën nga 28.05.2024 deri më 04.06.2024, në Repartin e Sëmundjeve Interne të spitalit, kanë trajtuar në mënyrë të pakujdesshme një paciente 40-vjeçare, duke shkaktuar përkeqësimin e gjendjes së saj shëndetësore, që ka rezultuar me vdekje.

MARKETING

Shik.mk

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE

“Pacientja ishte paraqitur në spital pas një kontrolli paraprak dhe një rekomandimi nga mjeku i saj amë, i cili kishte shprehur dyshimin për inflamacion të venave – tromboflebit. Megjithatë, pas kontrollit fillestar në repartin e sëmundjeve interne, pa marrë një anamnezë të plotë dhe pa kryer analiza të detajuara, asaj i ishte vendosur diagnoza artrit reumatoid dhe i ishte dhënë terapi, pas së cilës ishte lëshuar për në shtëpi.

Ata më tej thonë se si pasojë e kësaj, nuk është përcaktuar në kohë gjendja e vërtetë shëndetësore e pacientes, përkatësisht nuk është zbuluar dhe diagnostikuar tromboza, dhe as nuk është ndërmarrë në kohë terapia dhe trajtimi i duhur për këtë gjendje dhe në këtë mënyrë, është humbur një mundësi reale për zbulimin dhe trajtimin në kohë të procesit trombotik te pacientja, për parandalimin ose kufizimin e përparimit të këtij procesi, si dhe të përkeqësimit të mëtejshëm të gjendjes së saj shëndetësore.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE

“Më 01.06.2024, pacientja, me dhimbje të forta në bark dhe gjendje të përgjithshme të përkeqësuar, u paraqit përsëri për kontroll në spital.Edhe pse atëherë u shtrua në spital, gjatë katër ditëve në vijim, pavarësisht vlerave jonormale të analizave laboratorike dhe biokimike, asnjë nga mjekët kujdestarë nuk ndërmori ekzaminime të mëtejshme diagnostikuese për të përcaktuar shkaqet dhe për të vendosur terapinë e duhur”.

Nga prokuroria thonë se gjendja shëndetësore e pacientes vazhdoi të përkeqësohej ndjeshëm. Ndërkaq pasditen e 04.06.2024, ajo kishte kërkuar ndihmë mjekësore në një klinikë private në Shkup, ku edhe ishte pranuar në gjendje të rëndë të përgjithshme. Gjatë ndërhyrjes urgjente kirurgjikale, u konstatua trombozë e arteries mezenterike të sipërme dhe të poshtme, me gangrenë të plotë të zorrës së hollë dhe zorrës së trashë. Gjendja tashmë ishte e paoperueshme, dhe më 05.06.2024, pacientja ndërroi jetë, thuhet në njoftimin e prokurorisë. Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING