Tre persona sulmojnë policët pas përplasjes së kamionit me veturën zyrtare në Likovë

Tre persona sulmojnë policët pas përplasjes së kamionit me veturën zyrtare në Likovë

Tre persona nga rajoni i Likovës kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, pasi paraprakisht një automjet transportues që bartte dru ishte përplasur me një automjet policor.

MARKETING

Shik.mk

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 29 shtatorit, rreth orës 05:55, në fshatin Likovë.

Sipas policisë, kamioni që transportonte dru nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe goditi automjetin zyrtar të MPB-së. Pas përplasjes, drejtuesi i kamionit, së bashku me dy persona të tjerë që kishin mbërritur me një veturë, kanë sulmuar fizikisht dy policët që po kryenin detyrën zyrtare.

Nga Sektori për Punë të Brendshme bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësisë së personave të përfshirë.

MARKETING