Turqia shënon përvjetorin e operacionit ushtarak ndërkufitar kundër DAESH-it
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe Ministria e Mbrojtjes Kombëtare shënuan 10-vjetorin e Operacionit Mburoja e Eufratit, duke përkujtuar fushatën ushtarake ndërkufitare të vendit kundër ISIS-it (DAESH) dhe duke nderuar ushtarët e rënë dhe veteranët, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë në platformën turke të mediave sociale NSosyal, Erdogan tha: “Në përvjetorin e Operacionit Mburoja e Eufratit, përmes të cilit i treguam të gjithë botës fuqinë e ushtrisë sonë heroike dhe u deklaruam miqve dhe armiqve njëherazi se nuk do të tolerojmë terrorizmin, konfliktin dhe paqëndrueshmërinë në rajonin tonë, i përkujtoj dëshmorët tanë të dashur me mëshirë dhe veteranët tanë heroikë me mirënjohje”.
Ndërkaq, ministria tha se: “Në 10-vjetorin e Operacionit Mburoja e Eufratit, në të cilin i dhamë një goditje të madhe organizatave terroriste në Siri, veçanërisht DAESH-it, përshëndesim me krenari Forcat tona të Armatosura Heroike Turke, lutemi për mëshirën e Allahut për dëshmorët tanë dhe u urojmë veteranëve tanë jetë të shëndetshme, të lumtur dhe të gjatë”.

