Turqi, foshnja dhe familja e saj nxirren gjallë nga rrënojat 96 orë pas tërmeteve

Turqi,  foshnja dhe familja e saj nxirren gjallë nga rrënojat 96 orë pas tërmeteve

Një foshnjë një vjeçe e gjysmë dhe anëtarët e familjes së saj u nxorën të gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur, katër ditë pas tërmeteve shkatërruese që goditën Türkiye-n jugore, raporton Anadolu.

Sela Elbarazi, nëna, babai, vëllai dhe xhaxhai i saj u shpëtuan në rrethin Antakya të provincës Hatay, pasi ishin të bllokuar për 96 orë.

Pas operacionit të shpëtimit, atyre u është dhënë ndihma mjekësore.

Tërmetet e së hënës me magnitudë 7,7 dhe 7,6, epiqendra e të cilave ishte në provincën Kahramanmaraş, u ndien nga 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa.

Tërmetet u ndien në disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin.

MARKETING