Trump: Pezullohet operacioni “Liria” në Ngushticën e Hormuzit, presim marrëveshje me Iranin
Donald Trump ka njoftuar se operacioni “Lira”, përpjekja e SHBA-së për të kaluar anijet në mënyrë të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit, do të ndalet për një periudhë të shkurtër kohore”.
Presidenti amerikan tha se vendimi ishte marrë “për të parë nëse” një marrëveshje me Iranin “mund të finalizohet”.
Ai shtoi se njoftimi erdhi pas “një kërkese të Pakistanit dhe vendeve të tjera”.
Më parë, një anije mallrash u raportua se ishte goditur në ngushticë, me UKMTO-në që tha se anija u godit “nga një predhë e panjohur”.
“Bazuar në kërkesën e Pakistanit dhe vendeve të tjera, suksesin e rëndësishëm ushtarak që kemi pasur gjatë fushatës kundër Iranit dhe përparimin drejt një marrëveshjeje të plotë dhe përfundimtare me përfaqësuesit e Iranit, ne kemi rënë dakord reciprokisht që, ndërsa embargoja do të mbetet në fuqi të plotë, operacioni Liria do të ndalet për një periudhë të shkurtër kohore për të përcaktuar nëse marrëveshja mund të finalizohet dhe nënshkruhet”, shkruan Trumo në Truth Social.


