Toshkovski: Pas më shumë se 15 vjet braktisje dhe moskujdes, pishina në Akademinë e Policisë në Idrizovë është përsëri në funksion

Toshkovski: Pas më shumë se 15 vjet braktisje dhe moskujdes, pishina në Akademinë e Policisë në Idrizovë është përsëri në funksion

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se pas më shumë se 15 vitesh neglizhencë dhe lënie pas dore, pishina në Akademinë e Policisë në Idrizovë është rinovuar plotësisht dhe është vënë përsëri në funksion për nevojat e policisë së Maqedonisë së Veriut. Objekti, i cili kishte qenë jashtë përdorimit për më shumë se një dekadë e gjysmë, u rinovua dhe u vu në funksion për më pak se tre muaj me një investim prej gati 5,7 milionë denarësh.

MARKETING

Shik.mk

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot vizitoi Akademinë e Policisë në Idrizovë, ku pati mundësinë të verifikojë funksionalitetin e pishinës së rinovuar, në të cilën tashmë po zhvilloheshin testimet e aftësive të notit të kandidatëve për pranim në Njësinë Speciale Antiterroriste “Tigrat”.

Nga MPB theksojnë se për më shumë se 15 vjet, ky objekt i rëndësishëm qëndroi i braktisur, ndërsa gjenerata të tëra të punonjësve të policisë u privuan nga mundësia për ta shfrytëzuar atë për trajnime dhe avancim profesional. Sot, në vend të një objekti të braktisur dhe jofunksional, Akademia e Policisë ka në dispozicion një pishinë të rinovuar tërësisht, e cila është rikthyer në shërbim të trajnimit policor dhe përgatitjes së pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Një objekt që për më shumë se 15 vjet kishte qëndruar i braktisur, e rikthyem në funksion për më pak se tre muaj. Ky është dallimi mes moskujdesit dhe rezultateve konkrete. Me një investim prej rreth 5,7 milionë denarësh, siguruam kushte që kjo pishinë t’u shërbejë sërish punonjësve të policisë, për trajnimin, avancimin dhe ruajtjen e përgatitjes së tyre fizike”, theksoi ministri Toshkovski.

Nga MPB informojnë se pishina e rinovuar do të përdoret për trajnimin e policëve të ardhshëm, stërvitje të specializuara të njësive policore, ushtrime shpëtimi dhe ruajtjen e përgatitjes fizike të punonjësve të policisë. Me rikthimin e saj në funksion krijohen kushte shtesë për avancimin e aftësive profesionale dhe gatishmërisë së policisë së Maqedonisë.

Ministria përkujton se pishina ka edhe një vend të veçantë në historinë e kinematografisë maqedonase. Pikërisht në këtë objekt, në vitin 1977, janë xhiruar skena nga filmi kult maqedonas “Drejtohu, Delfina” , i frymëzuar nga arritja e madhe sportive e Atina Bojaxhiut.

MARKETING