Ministria e Financave: Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, i cili do t’i dorëzohet Kuvendit për miratim
Në mbledhjen e sotme, Qeveria miratoi Propozimin e ribalancit të plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, në të cilin janë përfshirë disa rialokime.
Propozimi i plotësuar miratohet pas përfundimit të shqyrtimit në Komisionin për Financim dhe Buxhet dhe do t’i dorëzohet sërish Kuvendit për miratim në seancë plenare, informojnë nga Ministria e Financave (MF).
“Me Ribalancin e plotësuar janë bërë rialokime të mjeteve ndërmjet shfrytëzuesve buxhetorë, me qëllim të harmonizimit të realizimit me vlerat e planifikuara deri në fund të vitit dhe kryerjes së pagesave prioritare”.
“Me ndryshimet e propozuara, të ardhurat e përgjithshme buxhetore projektohen në nivel prej 374.2 miliardë denarësh, që është për rreth 5.3 miliardë denarësh më pak krahasuar me projeksionet paraprake. Shpenzimet e përgjithshme buxhetore shënuan rënie për vlerën e njëjtë dhe planifikohen në nivel prej 420.5 miliardë denarësh. Deficiti buxhetor mbetet në nivel prej 46.3 miliardë denarësh, përkatësisht 3.9% të PBB-së”, thonë nga Ministria e Financave.

