SHBA-ja “miraton” projektmarrëveshjen e paraqitur nga Katari me Iranin

SHBA-ja “miraton” projektmarrëveshjen e paraqitur nga Katari me Iranin

SHBA-ja ka miratuar një projekt-memorandum mirëkuptimi, të cilin ndërmjetësuesit nga Katari ia paraqitën Iranit dje, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

“Ekipi ndërmjetësues i informoi Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe lidhur me memorandumin, të cilin edhe ato e miratuan”, thanë burimet për gazetën Al-Araby Al-Jadeed.

Gazeta raportoi se Washingtoni dhe Teherani kanë bërë lëshime lidhur me programin bërthamor të Iranit dhe asetet e tij të ngrira.

“Teherani do të njoftojë për një lëshim lidhur me programin e tij bërthamor, në këmbim të njoftimit nga Washingtoni për lirimin e një pjese të aseteve të ngrira të Iranit”, thanë burimet, duke theksuar se njoftimet do të bëhen njëkohësisht.

Aktualisht po zhvillohen diskutime për mënyrën se si të dyja palët do ta shpallin njëkohësisht marrëveshjen, përfshirë hapat fillestar dhe njoftimin e një marrëveshjeje të përkohshme, e cila do të hapte rrugën për rifillimin e negociatave.

Tensionet në Lindjen e Mesme kanë mbetur të larta që nga 28 shkurti, kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Iranit. Teherani u kundërpërgjigj duke shënjestruar Izraelin dhe asetet amerikane në rajon, përpara se në prill të arrihej një marrëveshje për armëpushim.

Washingtoni dhe Teherani nënshkruan më 18 qershor një memorandum mirëkuptimi për lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, por zbatimi i tij ngeci për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me sigurinë në këtë ngushticë.

MARKETING