Toshkovski: Deri në fund të vitit pjesa më e madhe e zyrtarëve policorë uniformë të re

Pas tetë vitesh pa furnizim, Ministria e Punëve të Brendshme do të pajisë shumicën e efektivëve policorë me uniforma të reja deri në fund të vitit. Lajmin e konfirmoi ministri Pançe Toshkovski, i cili tha se deri më tani janë shpërndarë uniforma për rreth 1.000 policë, ndërsa në vijim është një furnizim masiv për 5 deri në 6 mijë të tjerë.
“Policët nuk mund të patrullojnë më me tuta apo pallto të vjetra. Kjo është turp dhe ne do ta ndalim,” deklaroi ai. Toshkovski theksoi se mungesa e uniformave pasqyron një neglizhencë të rëndë institucionale, ndërsa shtoi se qytetarët do ta vlerësojnë këtë ndryshim në zgjedhjet e ardhshme.