Tjetër përmbysje drithëruese, Ukraina kualifikohet në Euro 2024

Tjetër përmbysje drithëruese, Ukraina kualifikohet në Euro 2024

Tjetër përmbysje e Ukrainës, që siguron një kualifikim drithërues në Euro 2024. Kombëtarja e drejtuar nga Rebrov, fitoi 2-1 përballë Islandës, njësoj siç mposhti edhe Bosnjën pak ditë më parë.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e nordikëve, që shënuan një eurogol me anë të Albert Gudmundsson pas gjysmë ore lojë. Ndërkohë, VAR-i anuloi golin e Roman Yaremchuk nëntë minuta më vonë.

Ukraina reagoi në të dytën dhe shënoi dy herë. Viktor Tsygankov barazoi shifrat në minutën e 54’, ndërkohë që përmbysja e madhe erdhi falë realizimit të Mykhailo Mudryk gjashtë minuta përpara fundit.

Festë ukrainase në Wroclaw të Polonisë në fund, me kombëtaren ukrainase që do të jetë pjesë e grupit E në Gjermani 2024. Bashkë me Belgjikën, Sllovakinë dhe Rumaninë.

 

 

MARKETING