Timço Mucunski: Jo VMRO, por BDI është parti antishqiptare

Timço Mucunski: Jo VMRO, por BDI është parti antishqiptare

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski duke i komentuar reagimet e BDI-së kundrejt tyre dhe akuzat se ata janë parti antishqiptare, u shpreh se në realitet, BDI është parti antishqiptare.

“Parti antishqiptare është BDI për shkak se është parti e cila nuk ka sjell standard më të mirë për shqiptarët, maqedonasit, turqit të gjithë qytetarët që jetojnë në Maqedoni, është parti e cila kontribuon në migrimin masiv, parti e cila çdo ditë ballafaqohet me mos realizim të projekteve në resorët që i udhëheq, ndërsa këtë e konfirmon edhe fakti se ka strukturë serioze në BDI e udhëhequr nga nënkryetari dhe sekretari organizativ që e thonë këtë”, deklaroi Mucunski në emisionin “Intervistë në SHENJA”.

MARKETING