Tikveshi dënohet me 5 mijë euro për thirrje nacionaliste në duelin ndaj Shkëndijës së Haraçinës
Skuadra e Tikveshit është dënuar nga Komisioni Disiplinor i Federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut për ndeshjen e xhiros së tretë në Ligën e Parë. Klubi nga Kavadari është gjobitur me 5 mijë euro për shkak të thirrjeve nacionaliste dhe hedhjes së sendeve në fushë gjatë ndeshjes ndaj Shkëndijës së Haraçinës, të cilën Tikveshi e humbi me rezultatin 0-1. Ndërkohë, Struga Trim Lum është dënuar me 2 mijë euro për mangësi në organizimin e ndeshjes. Sipas vendimit disiplinor, klubi strugan nuk kishte siguruar hapësirë të përshtatshme parkimi për ekipin mysafir, ndërsa në fushën e lojës kishte probleme me shënjimin e vijave.
Komisioni Disiplinor ka shqiptuar edhe disa pezullime individuale për Dimitri Dimitrievskin e Bellasicës dhe Zoran Ivanovskin e Brerës së Strumicës. /SHENJA/

