Theu rekordin e Sergio Ramosit, “ylli” i ri i Barçës: Krenar që bëra realitet ëndrrën

Theu rekordin e Sergio Ramosit, “ylli” i ri i Barçës: Krenar që bëra realitet ëndrrën

“Ylli” i ri i Barcelonës, Pau Cubarsi, pati një natë të paharrueshme në stadiumin e Londrës, të enjten, pavarësisht se Spanja humbi 1-0 kundër Kolumbisë në një miqësore ndërkombëtare.

Ai hyri si zëvendësues në minutën e 83-të në vend të Aymeric Laportes, duke u bërë mbrojtësi më i ri që ka luajtur ndonjëherë për Spanjën në moshën 17 vjeç, një muaj e 28 ditë.

Cubarsi theu rekordin e mbajtur më parë nga mbrojtësi legjendar spanjoll, Sergio Ramos, i cili debutoi në vitin 2005 në moshën 18 vjeç, 11 muaj dhe 26 ditë. Ai është gjithashtu lojtari i dytë më i ri që përfaqëson “La Rojan” pas shokut të klubit, Lamine Yamal, i cili luajti ndeshjen e tij të parë ndërkombëtare vitin e kaluar në moshën 16 vjeç e 38 ditë.

Duke folur për gazetarët pas ndeshjes, adoleshenti tha: “Jam shumë krenar për debutimin tim, pasi ishte një ëndërr që kam pasur që kur isha fëmijë. Jam mirënjohës për besimin e trajnerit dhe do të përpiqem të bëj më të mirën time. Unë gjithmonë përpiqem të jem vetvetja dhe të luaj me qetësi.”

Mbrojtësi i Barcelonës mund të shihet në veprim edhe më 26 mars, teksa skuadra e De La Fuentes do të përballet me pesë herë kampionët e botës (Brazili) në “Santiago Bernabeu”.

MARKETING