Taravari: Nuk do ketë zgjedhje parlamentare se bashku me ato lokale, do ta fitojmë Frontin Evropian
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka hedhur poshtë çdo mundësi që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale.
Ai ka deklaruar se Frontit Europian do t’ia urojë edhe “Vitin e ri dhe do t’i fitojnë edhe në zgjedhje lokale”.
Duke folur për përplasjet me Zijadin Selës, rreth asaj se kujt i takon partia, Taravari tha se ASH i takon simpatizantëve, anëtarësisë dhe votuesve, ndërsa Selës, i dëshiroi të ketë shëndet.