(VIDEO) BDI: Deklarata e Vuçiqit është shenjë e ndikimit të “Botës Serbe”

(VIDEO) BDI: Deklarata e Vuçiqit është shenjë e ndikimit të “Botës Serbe”

 

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq në lidhje me reagimet e politikanëvë shqiptar të Maqedonisë për vendimin e Gjykatës Speciale për ish krerët e UÇK-së. Nga BDI kanë thënë se, është shqetësuese që ndikimi i Beogradit dhe i botës serbe në Republikën e Maqedonisë së Veriut sot është më i madh se asnjëherë më parë. Sipas tyre, kjo nuk është vetëm perceptim politik, por një çështje që është evidentuar edhe në raporte dhe vlerësime të institucioneve relevante ndërkombëtare.

BDI

Deklarata e Vuçiqit është në vazhdën e krijimit të një tymnaje politike dhe zhvendosjes së vëmendjes nga thelbi i çështjeve. Ky tentim për manipulim dhe defokusim të opinionit publik është i ngjashëm edhe me përpjekjet e partive politike maqedonase gjatë ditës së djeshme për të barazuar Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, të themeluar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së në vitin 1993, me Dhomat e Specializuara të Kosovës. Bëhet fjalë për dy institucione krejtësisht të ndryshme për nga statusi juridik dhe institucional”.

Kujtojmë se, presidenti serb Aleksanda Vuçiq në konferencën e mbajtur për media pas shpalljes së verdiktit të Gjykatës Speciale për ish krerët e UÇK-së, ka kritikuar qëndrimet në mbështejte të UÇK-së të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, zëvendëskryeministrit Bekim Sali dhe kreut të BDI-së, Ali Ahmeti. Ai kritikoi reagimet e tyre sepse sipas tij nuk e trajtuan vendimin si një dënim për krime, por si një padrejtësi ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së. /SHENJA/

 

MARKETING