Taravari: Nëse qytetarët duhet të votojnë për herë të dytë në më pak se një vit, do të mbetem kryetar komune

Taravari: Nëse qytetarët duhet të votojnë për herë të dytë në më pak se një vit, do të mbetem kryetar komune

Nëse duhet të shkohet në zgjedhje të prakohshme për kryetar komune, nuk do ta pranoj funksionin ministror dhe nuk do të ishte e drejtë që qytetarët të shkojnë sërish në zgjedhje, dekklaroi kryetari i Gostivarit, Arben Taravari në pyetjen se çfarë e parandalon të hyjë në kabinetin e ardhshëm qeveritar.

“Dilema është se a ia vlen të shkojmë në zgjedhje dy herë në një vit, pra 35.000 njerëz në Gostivar të votojnë në nëntor të këtij viti dhe në tetor të vitit të ardhshëm, mendoj se është e padrejtë. Nëse mbetet ligji aktual për vetëqeverisjen lokale, unë do të vazhdoj si kryetar komune, nëse ndryshohet ligji që ushtruesi i detyrës së kryetarit të vazhdojë deri në fund të mandatit, në atë rast do të vazhdoj si ministër. E vetmja gjë është që nuk do të doja që qytetarët të maltretohen më pak se një vit para se të shkojnë sërish në zgjedhje”, deklaroi Taravari.

MARKETING