Takim Angellovska-Bezhoska me përfaqësuesin e lartë të Thesarit të SHBA-së: Banka popullore ka rol kyç në mirëmbajtjen e stabilitetit financiar
Guvernatorja e Bankës popullore, Anita Angellovska-Bezhoska realizoi takim me Lujen D. Tran, zëvendës-ndihmës sekretar në Zyrën për ndihmë teknike në Thesarin e SHBA-së, ku u ëb fjalë për përforcimin e stabilitetit financiar dhe avancimin e bashkëpunimit bilateral.
Përmes këtij takimi, siç kumtoi Banka popullore, ishte cekur mbështetja e SHBA-së për zhvillimin ekonomik dhe përforcimin e rezistencës dhe integritetit financiar të vendit.
Në fillim të takimit u cek roli kyç i Bankës popullore në ruajtjen e stabilitetit financiar në ambientin e ndërlikuar global, përplot me paqartësi.
Guvernatorja Angellovska-Bezhoska theksoi se Banka popullore përmes masave të ndërmarra i mundësoi sistemit financiar të përballet me sfidat ekonomike. U cek edhe se Banka popullore vepron si shtyllë e stabilitetit të përgjithshëm makroekonomik.
Guvernatorja Angellovska-Bezhoska dhe përfaqësuesi i lartë i administratës së SHBA-së, Tran, i shqyrtuan mundësitë për ndihmë teknike dhe bashkëpunim për avancim të kornizave rregullative dhe stabilitetit financiar.
“Përmes shfrytëzimit të ekspertizës nga ky institucion i rëndësishëm financiar të SHBA-së, Banka popullore mundet akoma më shumë t’i përforcojë kapacitetet e veta për menaxhim me rreziqet, për supervizion dhe digjitalizim të financave, të cialt janë jashtëzakonisht të rëndësihsme për përforcimin e rezistencës. Përmes bashkëpunimit të dy institucioneve do të merret qasja edhe drejt veglave të reja dhe praktikave për përballje m sfidat nga ambienti i pasigurt, si dhe për mundësitë për transmetim të njohurive dhe ndërlidhje me peisazhin financiar botëror”, ceket në kumtesën e Bankës popullore.