Sulm në rajonin e Donetskut, raportohet për 7 të vrarë dhe 10 të plagosur

Sulm në rajonin e Donetskut, raportohet për 7 të vrarë dhe 10 të plagosur

7 persona kanë humbur jetën dhe 10 kanë mbetur të plagosur pas sulmeve nga ushtria ukrainase në Donetsk, sipas autoriteteve të rajonit.

Presidenti i të ashtuquajturës “Republika Popullore e Donetskut”, Denis Pushilin, ka shkruar në postimin e tij në Telegram se sipas informacioneve të para janë vrarë shtatë persona, mes tyre një fëmijë dhe dhjetë të tjerë janë plagosur.

Gjithashtu, sipas tij, sulmet ukrainase “goditën një spital, një park dhe ndërtesa banimi”. Autoritetet kanë fajësuar forcat e armatosura të Ukrainës për bombardimet. Kievi ka deklaruar vazhdimisht se nuk godet qytetet dhe objektivat civile.

Në kushte lufte është e pamundur të verifikohen drejtpërdrejt deklaratat e palëve ndërluftuese.

 

MARKETING