Struga për herë të parë në finale të Kupës

Struga për herë të parë në finale të Kupës

Struga Trim Lum ka shkruar historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut. Struganët në gjysmëfinalen e zhvilluar sot mundën Sileksin me golin e vetëm të Mexhit Nezirit të shënuar në minutën e 65-të. Ky gol mjaftoi për fitore dhe kualifikim për në finale, aty ku do të përballen me Makedonija Gjorçe Petrovin, të cilët në Tetovë eliminuan Shkëndijën pas gjuajtjeve të penalltive.

Ndeshja në Tetovë u mbyll me barazim 1:1, me golat e Liçinas që shënoi për skuadrën nga Shkupi dhe Milevit që realizoi për kuqezinjtë. Ndërkohë në ekzekutimin e penalltive, më të saktë ishin skuadra e Makedonija Gjorçe Petrovit, duke fituar me rezultat 4:3.

Kështu mbrojtësit e trofeut do të luajnë për herë të dytë radhazi në finalen e këtij e kompeticioni që do të zhvillohet në muajin maj.

MARKETING