Struga mposhtet nga Brera në shtëpi, Arsimi ndalet me barazim

Struga mposhtet nga Brera në shtëpi, Arsimi ndalet me barazim

Me dy ndeshjet e zhvilluara pasditën e kësaj të diele është mbyllur edhe xhiroja e 30-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Skuadra e Strugës është mposhtur në shtëpi nga Brera e Strumicës me një gol të shënuar në minutën e 88-të nga Petroviq. Struganët këtë ndeshje e mbyllën edhe me një lojtar më pak në fushë, pasi me karton të kuq u përjashtua nga loja Memetriza Hamza. Ndërkohë në duelin tjetër, Arsimi u ndal me barazim 1:1 me Tikveshin e Kavadarit. Besir Ramadani realizoi për skuadrën nga Kavadari, përderisa për ekipin e Çegranit shënoi Markel Goni. Këto ishin dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje, teksa deri në fund të sezonit kanë ngelur edhe tre xhiro për tu zhvilluar.

MARKETING