Spasovski për ngjarjet në Komunën e Haraçinës: Janë ndërmarrë masat nga ana e institucioneve

Spasovski për ngjarjet në Komunën e Haraçinës: Janë ndërmarrë masat nga ana e institucioneve

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i pyetur për ngjarjet në Komunën e Haraçinës, theksoi se janë ndërmarrë masat nga ana e institucioneve por u ka dërguar porosi atyre që, siç tha, i krijojnë konfliktet për shkak të interesave  pazgjidhura personale. Ai tha se qytetarët nuk mund të mbahen peng të kurrfarë interesave personal apo politike.

Spasovski informoi se dy herë janë raportuar  ngjarje të tilla dhe se janë marrë të gjitha masat e nevojshme në lidhje me personat që praktikisht e cenojnë sigurinë.

“Në shtet në asnjë moment askush nuk guxon të sulmojë askënd  apo të paraqesë rrezik për të, megjithatë nëse ka moskuptime personale apo motivime për shqetësime të tilla,  t’i zbardhin, ndërsa  institucionet të funksionojnë normalisht në interes të qytetarëve”, theksoi  ministri Spasovski.

Në lidhje me pyetjen  pikërisht për  përgjigjen e ngjashme nga paraprakisht në lidhje me të njëjtën pyetje, rreth asaj si vetë t’i  zgjidhin ato  moskuptime, nëse duhet të ketë ndërhyrje të policisë në këtë drejtim apo nëse ministri me deklaratën e këtillë i dërgon mesazh partnerit politik të koalicionit, Spasovski tha se në lidhje me aktivitetet që i ndërmerr policia gjithmonë ndërmerren masa dhe parashtrohen kallëzime penale në lidhje me ngjarjet, ndërsa edhe prokuroria po ndërmerr masa rreth kësaj.

“Në pjesën e institucioneve,  është diçka që është ndërmarrë. Porosia ime  nuk është për strukturat politike apo ndonjë, porosia ime është për ata që i  bëjnë konfliktet. Ky nuk është konflikti i parë në komunë dhe kjo është, sipas njohurive tona është për shkak të interesave personale të pazgjidhura. Prandaj bëj apel që qytetarët nuk mund të mbahen peng të çfarëdo interesave personale apo politike”, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, duke shtuar se moskuptimet e tilla duhet t’i sqarojnë ata që i kanë krijuar marrëdhënie të tilla në komunë.

MARKETING