Spasovski: I dyshuari i pestë është babai i Vanjës, vrasësi është në arrati

Spasovski: I dyshuari i pestë është babai i Vanjës, vrasësi është në arrati

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se fatkeqësitë nuk u arritën të gjenden të gjallë të dy personat, por edhe 14 vjeçarja dhe 74 veçari u gjetën të vrarë dhe të varrosur, i pari në rrethinën e Shkupit dhe i dyti në Veles.

“Në lidhje me dy rastet janë të dyshuar janë pesë persona, për tre është përcaktuar masa e paraburgimit, një është jashtë vendit, ndërsa personi i pestë, babai i të miturës është arrestuar, është kryer bisedë me të dhe më pas do të ndërmerren masa ndaj tij”, tha Oliver Spasovski, raporton SHENJA.

Sipas informacioneve të para qëllimi ka qenë të nxirren para nga nëna e të miturës ku më pas që të gjithë do të kishin përfitime.

Spasovski tha se dyshohet se babi  i të miturës ka shpërndarë informacione se kur ka dalë nga shtëpia vajza.

I dyshuari kryesor me pistoletë rreth orës 10 e ka vrarë të miturën i frikësuar se mund të hetohet për veprën e bërë.

“Do të bëj gjithçka edhe unë ky person ose ky monstrum sa më shpejt të nxirret para drejtësisë”, tha Spasovski, raporton SHENJA.

 

MARKETING