Sllovenia planifikon të njohë Palestinën deri më 13 qershor

Sllovenia planifikon të njohë Palestinën deri më 13 qershor

Sllovenia pritet të marrë vendimin për njohjen e shtetit të Palestinës deri më 13 qershor.

Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon në deklaratën për media tha se qeveria ka filluar procedurën për njohjen e shtetit të Palestinës dhe se vendimi për njohjen do t’i përcillet parlamentit slloven deri më 13 qershor.

“Vendimi është një hap pa kthim. Jam e lumtur që qeveria ndodhet në procesin për njohjen e Palestinës. Me këtë Sllovenia dërgon mesazh të qartë për nevojën e ndërtimit të paqes në Lindjen e Mesme dhe zgjidhjen me dy shtete të problemit Izrael-Palestinë”, tha Fajon.

MARKETING