Spasovski: Dy të arrestuar për përleshjen në Butel, pres që gjatë ditës të zbardhet rasti

Spasovski: Dy të arrestuar për përleshjen në Butel, pres që gjatë ditës të zbardhet rasti

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në lidhje me incidentin e mbrëmshëm në Butel, ku në mesin e të sulmuarve ishte edhe një polic, tha se dy persona janë arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë në kërkim.
“Bëhet fjalë për një sulm ndaj disa personave, njëri prej tyre është polic. Dy persona janë privuar nga liria. Persona të tjerë janë larguar nga vendi i ngjarjes me makinën tjetër”, ka thënë Spasovski.
Ai sqaroi se sipas klasifikimit bëhet fjalë për dhunë.
“Pres që gjatë ditës të përfundojnë të gjitha aktivitetet për zbardhjen e gjithë këtij rasti dhe të lënduarit të shërohen. Është e rëndësishme që ata persona të dalin para drejtësisë dhe të mbajnë përgjegjësi”, theksoi ministri.

MARKETING