Spanja e gatshme të dërgojë tanke në Ukrainë në koordinim me aleatët

Spanja e gatshme të dërgojë tanke në Ukrainë në koordinim me aleatët

Ministrja spanjolle e mbrojtjes, Margarita Robles, tha se janë të gatshëm të dërgojnë tanke në Ukrainë në koordinim me aleatët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Robles bëri vlerësime për agjencinë spanjolle të lajmeve EFE pasi kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi se do të dërgojnë në Ukrainë tanket “Leopard 2”.

Spanja që nga fillimi i luftës me Rusinë i ka dërguar Ukrainës çdo lloj pajisjeje ushtarake, theksoi Robles, e cila shtoi se koordinimi është thelbësor në dërgimin e pajisjeve ushtarake dhe se kjo është e vlefshme edhe për tanket.

“Spanja është e gatshme që në mënyrë të koordinuar të zgjidhë me aleatët tanë dërgimin e tankeve ‘Leopard’ dhe çdo gjë të nevojshme lidhur me trajnimin”, tha ministrja.

Më tej Robles tha se si qeveri do të kalojnë në kontakt me grupin e koordinimit të përbërë nga vendet aleate.

Ndërkaq, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez në një fjalim të mbajtur dje në kuvend, tha se “Spanja mund t‘i dërgojë Ukrainës tanke, por kjo duhet të jetë në koordinim me vendet aleate” dhe se dëshirojnë të shikojnë në mënyrë të qartë vendimin e Gjermanisë dhe qëndrimin e SHBA-së.