Sot janë evakuuar 39 shkolla pas kërcënimeve për bomba, mësimi mbahet online

Sot janë evakuuar 39 shkolla pas kërcënimeve për bomba, mësimi mbahet online

Edhe sot në adresat e disa shkollave në Shkup kanë mbërritur kërcënime me mjete shpërthyese. Sipas policisë, në Shkup janë evakuuar 21 shkolla të mesme dhe 18 shkolla fillore.

Ministria e Brendshme sqaron se po merren masa për evakuimin e sigurt të objekteve dhe po kryhen kontrolle antiterror dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve.

Dje kishte raportime në 32 shkolla fillore dhe të mesme në Shkup dhe Prilep, si dhe në Gjykatën Themelore në Ohër. Pas kontrolleve rezultoi se të gjitha këto kërcënime ishin të rreme.

Ministria e Arsimit ka rekomanduar tashmë që në rast denoncimesh të reja, të organizohet mësimi online për nxënësit pasi të kthehen në shtëpitë e tyre.

MARKETING