Sonte përballja e Florian Markut

Sonte përballja e Florian Markut

Florian Marku do të rikthehet sonte në ring dhe kundërshtar do ta ketë boksierin Chris Kongo.

Boksieri shqiptar në boksin profesionist ka 13 fitore – prej tyre tetë me “nokaut” dhe një barazim.

Ndërsa, Chris Kongo ka 14 fitore e dy humbje në boksin profesionist.
Ky meç pritet që të fillojë rreth orës 21:30, teksa do të zhvillohet në “O2 Arena” në Londër.

Meçi i takon kategorisë së peshave të lehta dhe do të zgjasë 10 raunde.

MARKETING