Slot: Dua të drejtoj Liverpool, pres marrëveshjen e dy klubeve

Slot: Dua të drejtoj Liverpool, pres marrëveshjen e dy klubeve

Arne Slot nuk po fshihet më. Nga ana tjetër, nuk e bëri as Liverpool, i cili do të negociojë me Feyenoord për të dorëzuar trashëgiminë e rëndë të Jurgen Klopp. Trajneri 45-vjeçar holandez, në një deklaratë për mediat ishte shumë i qartë: Dëshiron Liverpool.

Për ESPN, Slot sqaroi: “Klubet janë duke negociuar dhe unë jam duke pritur për të parë se cili do të jetë rezultati. Dua të shkoj në Liverpool, nuk është sekret. Tani jam duke pritur që të dy klubet të arrijnë një marrëveshje dhe Jam i bindur se kjo do të ndodhë”.

Liverpool ka vendosur të fokusohet te Arne Slot si trajneri për sezonin e ardhshëm kur Jurgen Klopp të largohet. “Reds” kanë hapur negociatat me Feyenoord për nënshkrimin e trajnerit holandez, i cili ka edhe dy vite kontratë me klubin aktual.

Nëse marrëveshja realizohet, kompensimi ndaj klubit holandez pritet të jetë rreth nëntë milionë euro. Slot pëlqehet për idenë e tij të futbollit agresiv me të cilin riktheu titullin kampion holandez, gjashtë vjet pas herës së fundit, sezonin e kaluar dhe fitoi Kupën e Holandës këtë sezon.

Skemat e tij 4-2-3-1 dhe 4-3-3, përshtaten në mënyrë të përkryer me idetë dhe skuadrën e Liverpool, të cilët tërhiqen nga aftësia për të përmirësuar ekipin si individualisht ashtu edhe kolektivisht, duke vepruar me një buxhet më të ulët se rivalët e tij.

MARKETING