Siljanovska – Davkova nga Konferenca për Ukrainën: Nevojitet një plan i ri Marshall

Siljanovska – Davkova nga Konferenca për Ukrainën: Nevojitet një plan i ri Marshall

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot nga Berlini, në margjinat e konferencës për rindërtimin e Ukrainës, porositi se Evropa ka nevojë për një plan të ri Marshall.

“Pas Luftës së Dytë Botërore, Plani i Marshallit  ishte, ndër të tjera, një shprehje e solidaritetit ndaj Europës së shkatërruar, dhe sot një lloj i ri i Planit të Marshallit është i nevojshëm për Ukrainën e shkatërruar. Investimet janë të nevojshme jo vetëm në infrastrukturën rrugore dhe energjetike, por edhe në infrastrukturën njerëzore, arsimore, sociale dhe normative”, u shpreh Siljanovska-Davkova.

MARKETING