Siljanovska Davkova në takim me Girin: E ardhmja jonë është në BE

Siljanovska Davkova në takim me Girin: E ardhmja jonë është në BE

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e ka pritur shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, ambasadorin Dejvid Gir, bëjnë të ditur nga kabineti i presidentes së Maqedonisë.

Gjatë bisedës me Dejvid Gir, lidhur me procesin aderues të vendit, Presidentja Siljanovska, ka potencuar nevojën e progresit në procesin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si orientim strategjik për vendin. Sipas saj, krahas nivelit të lartë të gatishmërisë së administratës maqedonase si dhe përvojës së fituar, progresi në përmbushjen e kritereve po vuan për shkak të rrethanave politike dhe veprimeve ku përgjegjës janë edhe disa vende anëtare të BE-së, thuhet në komunikatën e kabinetit të Presidentes Siljanovska.

MARKETING