` . Shtrenjtohet çmimi i dizelit - TV SHENJA

Shtrenjtohet çmimi i dizelit

Në mbledhjen e sotme, Komisioni Rregullator për Energjetik ka vendosur që të shtrenjtoj çmimin e dizelit për gjysmë denarë, ndërsa benzinat mbetet të pandryshuara.

Në bazë të vendimit, çmimi me pakicë për një litër EURO SUPER BS-95 do të kushtoj 67,00 denarë, derisa një litër EUROSUPER BS-98 do të kushtoj 69,00 denarë për litër.

Sipas vendimit të ri, një litër EURODIZEL do të kushtojë 59,00 denarë. Vaji ekstra i lehtë do të shitet për 58,50 den për litër.