Mickoski: Pres që javën e ardhshme të ketë ulje të çmimit të naftës dhe benzinës

Mickoski: Pres që javën e ardhshme të ketë ulje të çmimit të naftës dhe benzinës

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se pret që javën e ardhshme të ketë ulje të çmimeve të naftës dhe benzinës.

MARKETING

Shik.mk

“Pres që, bazuar në analizën e lëvizjeve të bursave gjatë javës së kaluar, javën e ardhshme të kemi ulje të çmimit të naftës dhe benzinës. Këtë e analizojmë dhe e ndjekim në Qeveri, por vendimin do ta marrë Komisioni Rregullator për Energjetikë”, deklaroi Mickoski.

Ai bëri të ditur gjithashtu se janë duke u zhvilluar negociata me kompaninë “OKTA” për sigurimin e një zbritjeje shtesë të çmimeve të derivateve.

Sipas Mickoskit, negociatat kanë të bëjnë kryesisht me çmimin e naftës dizel dhe benzinës pa plumb, ndërsa synimi është që çmimet e karburanteve në vend të jenë ndër më të ulëtat në rajon.

“Po negociojmë me furnizuesin më të madh të naftës dhe derivateve të naftës, para së gjithash për naftën dizel dhe karburantet pa plumb, ‘OKTA’, për një zbritje shtesë, me çka do të jemi bindshëm vendi me çmimin më të ulët të karburanteve në rajon, e ndoshta edhe me çmimin më të ulët në Evropë”, tha Mickoski.

MARKETING