Shqiptohen 132 masa për tejkalim të shpejtësisë në Tetovë dhe Gostivar

Shqiptohen 132 masa për tejkalim të shpejtësisë në Tetovë dhe Gostivar

Dje (24 maj) nga ora 11:00 deri në orën 17:00 në zonën e SPB Tetovë janë kryer kontrolle të intensifikuara për të sanksionuar shoferët të cilët tejkalojnë shpejtësinë, ku janë shqiptuar 132 gjoba.

MARKETING

Description of image

“Janë shqiptuar 103 masa jashtë vendbanimeve (TE-38 dhe GV-65). Katër prej tyre (TE-1 dhe GV-3) lëviznin mbi 70 kilometra në orë se sa është e lejuar, 22 tejkalime nga 50 në 70 kilometra në orë (TE-9 dhe GV-13).

Përveç kësaj janë sanksionuar 29 (TE) shkelje të shpejtësisë së përcaktuar në vendbanime, si dhe 7 (TE) lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

MARKETING