Shqipëria siguron tjetër medalje Olimpike, Dudaev fantastik në finale

Shqipëria siguron tjetër medalje Olimpike, Dudaev fantastik në finale

Islam Dudaev ka arritur t’i sjellë Shqipërisë një tjetër medalje në Lojërat Olimpike, duke fituar medaljen e bronztë në stilin e lirë të mundjes në peshën deri -65 kilogram.

Pas tërheqjes së kundërshtarit amerikan, Dudaev u vu përballë hungarezit Iszmail Muszukajev, i cili ka dalë i pesti në këtë peshë në ‘Tokio 2020’, ndërsa ishte kampion bote në vitin 2023.
Dudaev e nisi mirë me dy kapje dhe hedhje, duke e çuar rezultatin menjëherë në 6-0. Më pas, rezultati kaloi në 8-4 pas një aksioni ku u desh përsëritja dhe aty përfaqësuesi i Hungarisë zvogëloi diferencën me dy pikë të tjera dhe raundi i parë u mbyll me shifrat 8-6 për mundësin e Shqipërisë.
Muszukajev u hodh në sulm por Dudaev u përgjigj shpejt me katër pikë radhazi duke siguruar avantazh të rëndësishëm për minutat e fundit.
Kundërshtari i tij u mundua të kthente fatin e ndeshjes, teksa barazoi 12-12, por një pikë e fundit e siguruar nga Dudaev i dha atij medaljen e bronztë, të dytën për Shqipërinë në këto Lojëra Olimpike, pas asaj që fitoi mbrëmë Chermen Valiev pikërisht në mundje.

MARKETING