Shpërthimi i fabrikës se kimikateve në Indi le te paktën 10 të vdekur, dhjetra të plagosur

Zyrtarët thonë se trupa të tjerë janë gjetur mes zonës të tragjedisë, e mbushur me një erë të mprehtë kimikatesh të djegura. Fabrika prodhonte ngjyrues ushqimorë.
MARKETING
Zyrtarët thanë e shpërthimi ndodhi në sektorin e bolierit të fabrikës, dhe shpërndau zjarr në fabrikat e shtëpitë pranë saj, pasditen e të enjtes.
Qyteza e Thane ndodhet pranë Mumbai, qyteti dytë më i madh dhe qendra financiare e Indisë.
Zjarret tashmë janë shuar ndërsa zyrtarët po kërkojnë trupa viktimash pasi raportohet ende për të humbur nga shpërthimi katastrofik.
Autoritetet nuk e dinë shkakun e shpërthimit.
Të paktën 64 njerëz janë plagosur në fabrikën ku punonin shumë gra, të cilët po trajtohen në spitalet e zonës, thanë autoritetet.
Fabrika prodhonte ngjyrues ushqimorë me kimikate shumë reaguese, të cilat mund të shkaktojnë shpërthime, thanë zyrtarët e emergjencave.
Zyrtari emergjencave Kailas Nikam, tha se operacione ftohjeje kanë nisur mes rrënojave të zjarrit, sipas të përditshmes vendase The Hindu.