Shoqata “Ensar” përfundoi me sukses aktivitetet humanitare gjatë muajit të Ramazanit 2025 / 1446 

Shoqata “Ensar” përfundoi me sukses aktivitetet humanitare gjatë muajit të Ramazanit 2025 / 1446 

Në kuadër të organizimit për hir të muajit të shenjtë të Ramazanit 2025, shoqata humanitare “Ensar”, ka shpërndarë gjithsej 1,112 paketa ushqimore/kuponë ushqimore, 912 sosh në rajonet e Maqedonisë Lindore dhe Jugore (Jugperëndimore) dhe 200 sosh në Shkup dhe rrethinë, ndërkaq me këtë rast mbi 1000 familje arritën që të solidarizohen me pakot ushqimore.
Gjatë muajit të Ramazanit, shoqata humanitare “Ensar”, ka arritur që në 9 qytetet e Maqedonisë Lindore dhe Jugperëndimore: Veles, Shtip, Radovish, Strumicë, Valandova, Dojran, Prilep, Negotinë dhe Manastir, dhe 17 fshatra të këtij rajoni: Gradashor, Jyksek Mahalle, Prnalë, Kalugerica, Staro Baldovci, Ernekуk, Kanatlar, Koreshnik, Pepelishte, Tremnik, Bistrenci, Alikoq, Koqalë, Këzëldogan, Kurthamzali, Prstan dhe Bahqebosh, u realizuan me sukses shpërndarja e pakove ushqimore për banorët e kësaj ane.

Gjithashtu, shpërndarja e pakove ushqimore gjatë këtij muaji, ka vazhduar edhe në Shkup (lagjet: Butel, Dyqhanxhik, Jahja Pashë, Serava, Dizhon, Tophane, Sever, Gazibabë) si dhe në rrethinë të Shkupit (vendbanimet Hasanbeg, Haraçinë dhe Nerez).
Në kuadër të aktivitetete humanitare, shoqata humanitare “Ensar”, shpërndarjen e pakove ushqimore i ka realizuar në bashkëpunim me shoqatat partnere, siç mund të ceken: Fondacioni IHH, Shoqata WEFA, Konfederata HAK-İŞ, TİKA, MATÜSİTEB dhe Shoqata MERHAMET.

Në komunikatën e lëshuar nga shoqata “Ensar”, shprehin falënderimet e tyre për bashkëpunimin me organizatat dhe fondacionet e ndryshme gjatë këtij muaji, duke theksuar se përveç shpërndarjes së pakove ushqimore, “Ensar” gjatë këtij muaji, ka organizuar edhe iftare dhe syfyre, si dhe ka bërë shpërndarjen e zekatit në muajin e Ramazanit.

MARKETING