Shkupi zhgënjen, humb nga Rabotniçki, Struga-Gostivari luajnë baras
Xhiroja e tetë në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut ka sjell fitore për Shkëndijën dhe Besën e Dobërdollit, humbje për Shkupin dhe barazim për Strugën dhe Gostivarin. Këta të fundit nuk shkuan më shumë se një rezultat 2:2 në duelin e luajtur në Strugë. Vendasit dy herë ishin në epërsi me golat e Kehindes dhe Kampaores, ndërsa lideri aktual barazoi me golat e Ajdoganit dhe Simonovskit. Katër gola u regjistruan në Tetovë, në përballjen mes skuadrave kuqezi. Shkëndija arkëtoi 3 pikë të reja ndaj Vardarit, duke shënuar 3 golat në pjesën e parë. Trumçi hapi rezultatin, ndërsa Ibraimi dhe Ahmedi shënuan golat e tjerë në 45 minutat e para, ndërsa Florent Ramadani mbylli takimin me goditjen precize nga distanca në pjesën e dytë. Disfatë surprizë ka pësuar Shkupi që u mund në kryeqytet nga Rabotniçki me rezultatin 2:1, teksa Besa e Dobërdollit triumfoi përballë Voskës me shifra minimale 1:0. Në ndeshjet tjera, Brera mundi Pelisteri bindshëm me rezultat 4:0, ndërsa Tikveshi – Sileksi barazuan pa gola. /SHENJA/