Shkon në 1037 numri i të vdekurve nga tërmeti katastrofik në Marok, 1204 të plagosur. Shumë të bllokuar nën rrënoja

Numri i të vdekurve nga tërmeti i Marokut është rritur në 1037, me 1204 të plagosur , tha televizioni shtetëror i Marokut Al Aoula, duke cituar Ministrinë e Brendshme.
Janë 721 persona në gjendje kritike, shtoi Al Aoula.
Tërmeti, me magnitudë 7 të shkallës Rihter goditi Marokun qendror, teksa njerëzit dolën në rrugë në Marrakesh dhe qytete të tjera.
Shumë nga vdekjet u tha se ishin në zona malore të vështira për t’u arritur dhe të paktën 329 njerëz u plagosën.