Shkëndija vazhdon me super idenë e promovimit të shkollave të futbollit

Shkëndija vazhdon me super idenë e promovimit të shkollave të futbollit

Shkëndija vazhdon përmes këtyre iniciativave të promovon edhe shkollat tjera të futbollit në rajonin e Pollogut. Shkëndija është e të gjithëve dhe çdo fëmijë meriton ta ndjejë ekipin nga afër. Një praksë e nisur kohë më parë, vazhdon edhe këtë vit, kur futbollistët në ndeshjet si vendas shoqërohen gjatë daljes në terren, por për dallim nga vendet tjera ku fëmijët zgjidhen nga shkolla vetanake, Shkëndija zgjedh të promovojë shkollat e futbollit nga rajoni i Pollogut. Ideja është shumë e thjeshtë, kuqezinjtë kanë mbështetje të madhe nga gjithë anët dhe përmes këtyre organizimeve klubi mundëson që në moshë të vogël fëmijët të ndjejnë atmosferën e ndeshjeve të Shkëndijës.

Kështu, të dielën në ndeshjen Shkëndija-Gostivari (2:2), futbollistët e dy skuadrave u shoqëruan nga vogëlushët e KF Dobroshti nga po i njejti fshat.

Duam të shprehim një faleminderim të veçantë për këtë organizim. Kënaqësi më të madhe fëmijët nuk kishin përjetuar në jetën e tyre. Sinqerisht edhe ne si prind u ndjemë tepër mirë. Faleminderit Shkëndijës dhe organizatorëve nga kryesia e klubit, fëmijët, prindërit e tyre dhe gjithë Dobroshti”, shprehen nga Klubi i Futbollit Dobroshti.

MARKETING