Kosova barazon me Austrinë, Asllani shënon por Lang vendos rezultatin

Kosova barazon me Austrinë, Asllani shënon por Lang vendos rezultatin

Kosova ka barazuar 1-1 me Austrinë në një ndeshje të vlefshme për Grupin B3 të Ligës së Kombeve.

MARKETING

Shik.mk

Pas një pjese të parë pa shumë raste të rrezikshme, Kosova kaloi në epërsi në minutën e 71-të.

Fisnik Asllani realizoi për 1-0, duke i dhënë avantazhin Dardanëve.
Pak minuta më vonë, Milot Rashica pas një aksioni individual goditi shtyllën e majtë të portierit Alexander Schlager, ndërsa Valon Hoxha ishte pranë golit pas një goditjeje me kokë nga rreth shtatë metra, por Schlager e ndali topin në vijën e portës.

Austria reagoi dhe shtatë minuta para fundit Christoph Lang, i pa markuar në zonë, shënoi me kokë për 1-1.

Me këtë barazim, Austria mbetet lidere e Grupit B3 me 8 pikë, ndërsa Kosova është e dyta me 5 pikë.

MARKETING