Shkëndija shet talentin e madh të sulmit
Dashmir Elezi nuk do të jetë pjesë e Shkëndijës në gjysmësezonin pranveror. Sipas asaj që raporton Supersport, talenti kuqezi do ta vazhdojë karrierën e tij në Gjeorgji. Shkëndija ka gjetur gjuhën e përbashkët me Torpedo Kutaisin për bazën e 100 mijë eurove, ndërkohë kuqezinjtë kanë ruajtur edhe 15% të kartonit të Elezit, që të përfitojnë nëse katër herë kampionët e Gjeorgjisë e shesin në të ardhmen.
Kujtojmë se Dashmir Elezi ka lindur në Tetovë dhe është rritur te Shkëndija. Pjesë e ekipit të zemrës u bë në nëntorin e vitit 2020. Edhe pse vetëm 18 vjeç, sulmuesi numëron 68 ndeshje në total në të gjithë kompeticionet dhe 10 gola.
Elezi ka luajtur me të gjithë kombëtaret e moshave të Maqedonisë së Veriut, teksa prej qershorit është pjesë e U21.