Shkëndija në Gjibraltar për duelin e parë eliminatorë në Ligën e Konferencës

Shkëndija në Gjibraltar për duelin e parë eliminatorë në Ligën e Konferencës

Skuadra e Shkëndijës këtë të enjte do të nis rrugëtimin e ri europian në Ligën e Konferencës. 

MARKETING

Description of image

Tetovarët gjatë kësaj të marte kanë udhëtuar drejt Gjibraltarit për duelin që do ta luajnë ndaj Europa FC në kuadër të raundit të parë eliminatorë në Ligën e Konferencës.

Kuqezinjtë janë favorit në letër në këtë duel, ku pritet që mos të kenë shumë vështirësi për tu kualifikuar në raundin e radhës. Shkëndija nis me një epokë të re nën drejtimin e Artim Pollozhanit, ku synimi mbetet që sërish të sigurojnë grupet e këtij kompeticioni si vitin e kaluar.

Skuadra shqiptare nesër do të ketë stërvitjen zyrtare dhe do ti bëjë përgatitjet e duhura për këtë ndeshje. Takimi ndërmjet Europa FC dhe Shkëndija do të zhvillohet të enjten, duke nisur nga ora 19:30.

MARKETING