Shkëndija fiton Shkupin nën spektaklin e “Ballistëve” dhe “Shvercerave”

Shkëndija fiton Shkupin nën spektaklin e “Ballistëve” dhe “Shvercerave”

Skuadra e Shkëndijës ka fituar me rezultat 2:0 derbin me Shkupin nën spektaklin e dy tifozerive “Ballistëve” dhe “Shvercerave” në Tetovë.

Në takimin e luajtur në kuadër të xhiros së 16-të në elitën e futbollit vendor, kuqezinjtë nga Tetova triumfuan me golat e Shalës dhe Ibraimit në minutat 4-t dhe 62-të.

Ky duel mori vëmendje të madhe për shkak se për herë të parë pas shumë vitesh kjo përballje u zhvillua nën praninë e dy tifozerive shqiptare.

Ndërkohë, në duelet tjera të luajtura në xhiro e 16-të, Struga Trim Lum mori fitore 1:0 ndaj Pelisterit, teksa Gostivari e mundi me rezultat 2:0 Vardarin.

Voska Sport ka humbur me rezultat 4:1 nga Sileksi në Kratovë, ndërsa Besa e Dobërdollit u mposht nga Brera Strumicë me shifrat 0:1. Fitore në këtë xhiro ka marrë Rabotniçki që triumfoi ndaj Tikveshit ke rezultat 0:2. /SHENJA/

 

MARKETING