Shisnin bukë, makarona e qumësht me çmime të vjetra – dënohen 4 markete

Inspektorati Shtetëror i Tregut ka gjobitur katër subjekte ekonomike pasi nuk e respektuan vendimet e fundit të Qeverisë për ngrirjen e çmimeve të disa produkteve ushqimore. Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski, sqaroi se bëhet fjalë për një subjekt ekonomik në Ohër, i cili e shiste bukën me çmim më të lartë se 33 denarë si dhe tre subjekte ekonomike nga Ohri, Manastiri dhe Kërçova, të cilat nuk e respektuan vendimin për uljen e çmimeve të makaronave dhe produkteve të qumështit.
“Pas hyrjes në fuqi të vendimit të fundit, pra në dy ditët e fundit, janë kryer mbi 250 kontrolle në të gjithë territorin. Nga kontrollet është konstatuar se janë respektuar vendimet, përveç katër subjekteve ekonomike, për të cilët janë lëshuar urdhërpagesa në vlerë prej mbi 1.120.000 denarë”, tha Trajkovski.