Shaqiri: Rezultatet paraprake do të jenë më së voni më 8 korrik

Shaqiri: Rezultatet paraprake do të jenë më së voni më 8 korrik

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ka vizituar sot shkollën e mesme “Niko Nestor” në Strugë, ku ka filluar pjesa e parë e provimit të maturës për vitin akademik 2023/24. Vizita vjen në kuadër të mbikëqyrjes së zhvillimit të provimeve të maturës shtetërore, të cilat janë pjesë kyçe e përfundimit të arsimit të mesëm dhe një kriter për vazhdimin e studimeve të larta.  Ministri Shaqiri sqaroi se provimi përmban dy lëndë eksterne, dy interne dhe një detyrë projekti, ku gjuha amtare mbetet e detyrueshme për të gjithë. Provimet do të vazhdojnë deri më 8 qershor, dhe rezultatet paraprake pritet të jenë në dispozicion më 8 korrik.

 

 JETON SHAQIRI, MINISTËR I ARSIMIT

“Synimi është të sigurohet transparencë dhe objektivitet më i madh i procesit. Ata që janë të përfshirë si vëzhgues dhe testues në provimin e maturës shtetërore, në këtë mënyrë e kanë më të lehtë kontrollin dhe pasqyrimin e sjelljes së nxënësve gjatë provimit dhe praktikisht presim që të eliminohen tentativat për të manipuluar dhe keqpërdorur metoda apo ndihma të caktuara gjatë plotësimit të provimit teste”.

 

MARKETING