Presidenti Erdogan takon në Ankara komandantin e përgjithshëm të Ushtrisë Kombëtare Libiane
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan priti sot në Kompleksin Presidencial në kryeqytetin Ankara komandantin e përgjithshëm të Ushtrisë Kombëtare Libiane në lindje të vendit, Marshallin Khalifa Haftar si dhe delegacionin që e shoqëronte, bëri të ditur Drejtoria e Komunikimit, transmeton Anadolu.
Në takimin, i cili u zhvillua me dyer të mbyllura, morën pjesë gjithashtu ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yasar Guler, kreu i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MIT), Ibrahim Kalin, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Selçuk Bayraktaroglu, drejtori i Komunikimit, Burhanettin Duran si dhe këshilltari kryesor i presidentit, Akif Çagatay Kiliç.
Nga ana e zyrtarëve nuk janë dhënë detaje të mëtejshme lidhur me takimin.

