Scholz për dërgimin e tankeve në Ukrainë: Kjo është rruga e duhur

Scholz për dërgimin e tankeve në Ukrainë: Kjo është rruga e duhur

Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministrja e Islandës, Katrin Jakobsdottir kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp në Berlin pasi Gjermania u zotua të dërgojë 14 tanke Leopard 2 në Ukrainë.
“Ne e mbështesim financiarisht Ukrainën, por edhe me armatim. Pavarësisht se nuk e kemi bërë këtë për shumë dekada, ne kemi shtuar mbështetjen tonë në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë”, deklaroi ai.

“Kjo është rruga e duhur. Sidomos kur flasim për tanke”, shtoi i pari i qeverisë gjermane, raporton skynews.

I pyetur se cila do të jetë kostoja e këtij vendimi, Scholz thotë se nuk mund të thotë asgjë, por Gjermania do ta përballojë koston.

Ai gjithashtu thotë se Gjermania është e përkushtuar për mirëmbajtjen e tankeve kur ato të dërgohen në Ukrainë.
Jakobsdottir thotë se “përfundimi i luftës nuk po shihet në horizont”, por se duhet të arrihet paqja.

“Mendoj se është mirë që Gjermania po e jep këtë kontribut në bashkëpunim të ngushtë me partnerët dhe aleatët e tjerë”, shton ajo.