Scaloni takohet me drejtuesit e Federatës, merr vendimin për të ardhmen me Argjentinën

Scaloni takohet me drejtuesit e Federatës, merr vendimin për të ardhmen me Argjentinën

Lionel Scaloni do të vijojë të jetë trajner i Argjentinës, të paktën deri në përfundimin e Kupës së Amerikës, në program për t’u zhvilluar këtë verë në Amerikë nga data 20 qershor deri më datë 14 korrik.

MARKETING

Description of image

Tekniku që udhëhoqi Albicelestet në triumfin e Botëorit Katar 2022, surprizoi jo pak kur pas një ndeshje ndaj Brazilit në nëntor, deklaroi se po mendonte tërheqjen nga kombëtarja pasi sipas tij ishte e vështirë për të vijuar në rrugën e sukseseve ndërsa shprehu edhe ambicien për të drejtuar një klub europian.
Megjithatë, pasi mori kohën e duhur dhe pas një takimi të fundit me krerët e Federatës, Scaloni ka vendosur të qëndrojë në drejtimin e bardhekaltërve të cilët si Kampionë të Botës në fuqi, do të tentojnë të ruajnë edhe statusin si Kampionë të Amerikës, titull që e fituan në vitin 2021 teksa mposhtën në finale Brazilin.

MARKETING